Shkup, 13 prill – Bobi Mojsoski është emëruar u.d. drejtor i Institucionit ndëshkues-përmirësues Idrizovë.
Mojsoski është emëruar në seancën e fundit qeveritare. Ai vjen në vendin e Antonio Dimov, i cili në këtë pozitë ishte emëruar në shkurt të këtij muaji.
Dimov mbetet në funksion derisa emërimi i pasardhësit të tij Mojsoski nuk publikohet në Gazetën zyrtare.
Bobi Mojsoski deri më tani ishte drejtor i Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrjeve së Republikës së Maqedonisë. Mojsoski vjen nga Kërçova.