Boban s’pendohet për veprimet që çuan deri te shkarkimi nga Milani

Ish-drejtori i klubit kuqezi, Boban, u shkarkua nga posti i tij para pesë muajve pas një interviste për La Gazzetta dello Sport, në të cilin e akuzoi drejtorin ekzekutiv të klubit, Ivan Gazidis, se kishte shkuar prapa shpinës së tij dhe Paolo Maldinin për ta sjellë Ralf Rangnickun në postin e trajnerit në klub

49

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban, ka insistuar se ai nuk është penduar për veprimet e tij që çuan deri te shkarkimi, përderisa u shpreh i kënaqur që Milani në fund i mori parasysh mendimet e tij dhe vendosi ta mbajë edhe më tutje në postin e trajnerit Stefano Piolin. Ish-drejtori i klubit kuqezi, Boban, u shkarkua nga posti i tij para pesë muajve pas një interviste për La Gazzetta dello Sport, në të cilin e akuzoi drejtorin ekzekutiv të klubit, Ivan Gazidis, se kishte shkuar prapa shpinës së tij dhe Paolo Maldinin për ta sjellë Ralf Rangnickun në postin e trajnerit në klub.

Klubi e shkarkoi nga puna kroatin dhe e kërcënoi atë me padi ligjore. Megjithatë, në fund rezultoi që Boban kishte pasur të drejtë, pasi që negociatat me Rangnickun u ndërprenë në fund të korrikut dhe Pioli nënshkroi kontratë të re me klubin. Marrë parasysh që gjithçka që Boban tha u vendos më vonë në klub, Boban insiston se ai nuk është penduar për veprimet e tij, përkundër që ato ia sollën shkarkimin.

“Absolutisht jo, do ta bëja të gjithën sërish. Nuk do të kisha mundur ta njihja veten në pasqyre nëse nuk do të kisha vepruar ashtu. Personalisht, unë jam i lumtur që shumë nga vendimet e mia që u kontestuan dhe nuk u kuptuan në fund rezultuan të kenë qenë të drejta”, ka thënë Boban.

“Jo të gjithë mund ta shohin që zgjedhjet tona, të cilat u bënë në mes të mijëra vështirësive, nuk u bënë kot dhe tani ne e kemi bazën për një skuadër të vërtetë të Milanit.Nuk e ka gjithkush durimin të presë dhe ta kuptojë që për futboll duhet kohë. Shpresoj që personat që janë tani në Milan do të mundë ta kryejnë punën e vet dhe ta respektojnë madhështinë e historisë së klubit tonë, deklaroi kroati.

 

 

Comments are closed.