Shkup, 19 janar – Boban Pavllovski nga Ohrit e ka kapur Kryqin e shenjtë në lumin Vardar që sot në mesditë nga ura afër “Holidej In” e hodhi arqipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefan. Pavllovski të gjithëve u dëshiroi fat dhe bereqet, ndërsa me rastin e kapjes së kryqit mori ikonë, ar dhe dhurata tjera. Në aktin e hedhjes së kryqit në Vardar ishte i pranishëm edhe kryeministri Emil Dimitriev dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.