Ndonëse Milani ka ndryshuar fytyrë këtë vit të ri, ku po tregon lojë dhe rezultate pozitive, nuk është shumë e mirë situata në stafin drejtues të klubit.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, Zvonimir Boban ka sulmuar hapur Gazidhis, duke u shprehur se nuk ka bashkëpunim mes tyre.
Madje shkon deri aty sa thotë se pronarët duhet t’i besojnë personave që përfaqësojnë vlerat e mëdha të një klubi si Milani. “Besoja se te Milani nuk kishte dy shpirtra, kjo për shkak se këtu se jemi me qëllimin ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin. Fakti që ne nuk komunikojmë me të nuk i bën mirë askujt. Pikërisht kjo krizë mes nesh vjen në një moment që ekipi po rritet dhe Pioli po bën një punë shumë të mirë.
Për të mirën e Milanit, ne duhet të kemi një takim me pronarët. Ata duhet të jenë të qartë për sa i përket objektivave dhe buxhetit. Duhet të kemi më shumë bashkëpunim me Gazidhis, në mënyrë që të jemi të bashkuar.
Për mendimin tim pronarët duhet t’i besojnë personave, të cilët mund të përfaqësojnë historinë dhe vlerat e një klubi të madh siç është Milani.”, u shpreh Boban.