Te Milani arriti pikun e karrierës së tij, por për Kevin Princ Boateng rezultoi më e vështirë sesa mendonte përballja me ish-ekipin. Teksa analizoi disfatën e skuadrës së tij, ganezi deklaroi: “Përpos gabimeve tona, Milani duhet të fitonte dhe ia arriti qëllimit Ata zhvilluan një ndeshje të përsosur dhe këtë e vërteton rezultati. Ishte një takim shumë emocionues për mua, nuk e pata të lehtë të luaja kundër ekipit të zemrës”.