BMW ka krijuar një X7 të ri në modelin pickup. Ky model do të prezantohet gjatë ngjarjes ‘BMW Motorrad Days’. Automjeti është bërë në bashkëpunim me ‘Concept Vihicle Construction’ në fabrikën e gjigantit botëror në Munih.
Konvertimi e kthen SUV-in me shtatë ulëse në kamionçinë me pesë ulëse por me shumë luks. BMW-ja ka treguar se ka përdorur Polimer të përforcuar me fibra karboni në shumë komponentë, si në tavan, dyert e pasme shumë pjesë të tjera. E si rezultat i kësaj, ka reduktuar peshën për 200 kilogramë.