BMW po i fton entuziastët të provojnë X3 të ri për një xhiro, nga komoditeti i zyrave të tyre në Planetin e Kuq. Video e gjatë 3 minuta dhe 22 sekonda tregon konkurrentin e modeleve Audi Q5 dhe Mercedes-Benz GLC, në versionin M40i të mundësuar nga një motor 3.0 litërsh me 6 cilindra në linjë dhe 360 PS. Në tokë, ky version i BMW X3 ri merr vetëm 4.8 sekonda për të arritur në 100 km/orë , ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 250 km/orë, transmeton IndeksOnline. Sidoqoftë, mungesa e oksigjenit në Mars nuk do ta lejojë atë të shkojë kudo, por kjo nuk mund ta ndalë X3 e ri që të hyjë në një mision virtual. Si një bonus shtesë, kjo video promocionale në 360 shkallë CGI gjithashtu tregon disa nga karakteristikat e shoferit të tilla si ‘BMW Personal Co-Pilot’ , e cila shërben për një ngasje gjysmë-autonome. X3 i ri gjithashtu është i pajisur me disa sisteme tjera sigurie si ‘Daytime Pedestrian Protecion’, ‘Traffic Jam Assistant’ dhe ‘Frontal Collision Warning & City Collision Mitigation’.