BMW ka publikuar një seri të fotografive paralajmëruese për modelin e ardhshëm X7, që do të lansohet në fund të vitit 2018. Fotografitë nuk kanë treguar modelin përfundimtar, por fotografi para prodhimit duke treguar disa detaje të automobilit. I përshkruar si “koncepti i ri për segmentin luksoz”, X7 i ri do të vijë me dizajn të ri në pjesën e përparme. Modeli do të ketë edhe një version hibrid me motor benzinë të lidhur me motorë elektrikë. Ai pritet të ketë çmim fillestar prej 80 mijë eurosh.