Kohëve të fundit duket se BMW mendon se çfarë është e madhe është e mirë.
Grili masiv në BMW M3 e M4 vetëm se e konfirmon këtë, por për ata që nuk janë të kënaqur me madhësinë e X7-shit, kjo kompani si duket do të lansojë një edhe më të madh, BMW X8.
X8 duket se është afër lanismit, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga BMW-ja, transmeton Koha.net.
Sipas raportimeve nga mediat automobilistike, BMW X8 ka marrë dritën jeshile për t’u prodhuar, e mund të dalë në shitje në fillim të 2021-ës, raporton motor1.
Por kjo nuk është aq e thjeshtë, pasi BMW zakonisht paralajmëron 2 vite më herët lanismin e veturave të reja, kështu që modeli që do të prezantohet nga ta, fillimisht mund të jetë vetëm koncept.
BMW X8 pritet të jetë versioni coupe me katër dyer i SUV-it më të madh të këtij prodhuesi veturash, BMW X7.