BMW pëson rënie të madhe të shitjeve në tremujorin e parë të 2020-s

18

BMW ka thënë të hënën se shitjet e grupit kanë pësuar rënie prej 20.6 për qind, në 477 mijë automobila të shitur në tremujorin e parë të vitit 2020, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit. Gjiganti gjerman ka thënë se ka pasur rritje të shitjes në fillim të vitit, por ka shtuar se “kah shkurti, ndikimi i pandemisë tashmë kishte çuar në rënie të konsiderueshme në shitjet në Kinë”.

“Në mars, efektet e pandemisë ishin të qarta në shifrat e shitjes në Evropë dhe SHBA”, ka bërë të ditur tutje kompania. Ajo ka thënë se rreth 80 për qind e dyqaneve të shitjes në Evropë dhe rreth 70 për qind në SHBA ishin mbyllur përkohësisht, si pasojë e pandemisë.

Shitjet e BMW-së në Kinë pësuan rënie prej 30 për qind në tremujorin e parë të vitit. Në Evropë përqindja e rënies ishte 18.3, ndërsa në SHBA 17.4.

Comments are closed.