Shkup, 26 korrik – Vendimi i fundit ligjor për Prokurorinë Publike, sipas Bluprint grupit për reforma në gjyqësi është sjellur në mënyrë të përshpejtuar, pa konsultimin e tyre dhe në marrëveshje vetëm mes partive politike. Për rastin “Zhvatja” konsiderojnë se sipas zërave që përhapen në opinion për veprimet e tij, nuk është në pajtim me ligjin për procedurë penale. Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Maqedoni, sot në konferencën për shtyp tha se për dallim nga projekt- vendimet paraprake për Prokurorinë Publike, për këtë Komitet të Helsinkut nuk është konsultuar, transmeton Koha.mk
“Për vendimin e fundit ligjor nuk ishim të njoftuar, ajo erdhi brenda natës, në periudhën e verës, ndërsa parashikohet ligji të sillet edhe në procedurë të shkurtuar. Për punë të tilla viteve të fundit reaguam, që ligji i tillë nuk mund të sillet me procedurë të shkurtuar, ligji i tillë nuk duhet të jetë rezultat i negociatave politike mes partive politike. Ajo që është më e rëndësishme për ne është të tregohet vullneti i vërtetë se kjo Qeveri lufton kundër korrupsionit. Pa shikim të asaj që ligji i tillë do të sillet, nëse nuk ekziston vullnet i tillë ne nuk do të mund të ballafaqohemi me fenomenin e mosndëshkimit, fenomen i cili tërhiqet shumë vite prapa i cili ishte karakteristikë kryesore në qeverisjen e VMRO-DPMNE-së”, theksoi Pirovska.
Në lidhje me lëndën “Zhvatja”, Pirovska thotë se hapet hapësirë për t’u kontrolluar nëse organet e ndjekjes duan lëndën ta çojnë deri në fund.
“Brengos ajo që në opinion përhapen informata për veprimet të cilat ndërmerren, ndërsa sipas mendimit tonë, jo në pajtim me ligjin për procedurë penale, gjithsesi e rrezikon edhe parimin për prezumim të pafajësisë për të cilin ne u munduam shumë dhe reaguam në kohën kur ndodhën arrestimet spektakolare në kohën e qeverisjes së Gruevskit”, porositi Pirovska.
Ajo theksoi se Komiteti i Helsinkut i inkurajon organet e ndjekjes të vazhdojnë me hetimin, por edhe të udhëheqin llogari të mos nxjerrin informata të cilat janë kontradiktore dhe megjithatë shkaktojnë pasiguri juridike te qytetarët.
Në lidhje me ngjarjet e fundit nga lënda e njëjtë e PSP-së, në të cilën ishte përmendur edhe prokurorja Katica Janeva, Pirovska tha se nuk konsideron që involvimi eventual i institucionit publik special duhet ta shkelë kredibilitetin e tërësishëm të institucionit. (koha.mk)