Uashington, 23 dhjetor – Presidenti amerikan Donald Tramp gjatë ditëve të kaluara në disa raste me bashkëpunuesit e tij ka biseduar për ndërrimin e kryetarit të Rezervave Federale të SHBA-së (FED), Xherom Pauel, pohon “Blumberg”, duke iu referuar burimeve të paemërtuara në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas këtyre burimeve, Tramp nuk ka qenë i kënaqur nga Pauel pas vendimit të kësaj jave të FED, që ka rolin e bankës qendrore në SHBA, për rritjen e normës bazë të interesit.
“Blumberg” thekson se këshilltarët e kanë paralajmëruar Trampin se ndërrimi i Pauel do të ishte “një veprim katastrofal”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë dhe FED nuk kanë dashur të komentojnë këtë hulumtim të “Blumberg”.
Pauel si kryetari i FED u emërtua nga Tramp, me ç’rast emërtimin e tij e miratoi Senati. Nëse Tramp ngre iniciativë për të ndërruar Pauelin, shkarkimin e tij përsëri do të duhet ta miratoj Senati.