Tulsa, 20 janar – Kandidati i nominuar demokrat për president në SHBA, Majkëll Blumberg ka premtuar se do ta ulë diferencën në pasuri midis afro-amerikanëve dhe të bardhëve në SHBA me rritjen e ndërhyrjes së afro-amerikanëve që posedojnë pasuri të paluajtshme, numrin e bizneseve afro-amerikane dhe investimin në lagjet e varfra.
Sipas anketave, po rritet numri i mbështetjes për Blumbergun, demokrati i fundit që iu bashkua garës presidenciale. Ish kryetari i qytetit të Nju-Jorkut e përdori pasurinë e tij dhe investoi shumë në reklama.
Megjithatë, Blumberg është larg pas Berni Sandersit, Xho Bajdenit dhe Elizabet Vorenit në sondazhet, me një vlerësim të ulët midis afro-amerikanëve që përbëjnë rreth një të katërtën e votuesve demokratë.
Në fjalimin në Tulsa, Okllahoma, një ditë para ditës së Martin Luter Kingut, Blumberg tha se planifikon t’ju ndihmojë një milion afro-amerikanëve të bëhen pronarë të pronave për 10 vjet, ndërsa njëkohësisht ta rritë edhe numrin e bizneseve afro-amerikane.
Ai premtoi se do të nisë programin me vlerë prej 70 miliardë dollarë amerikanë për luftë kundër varfërisë në 100 lagje të varfra afro-amerikane.
“Nuk mund të kthehen qindra vite vjedhje dhe eksploatim me përpjekje moderne për ta legalizuar barazinë ligjore”, tha ai.
Sipas FED-it, familjet e të bardhëve, kishin gjashtë herë më shumë të ardhura sesa afro-amerikanët në vitin 2016 dhe kjo është si konstantë- ndarje prej 1962 dhe shfuqizimit të segregacionit, njoftojnë mediat amerikane.