Merret me rap dhe hip hop tash e shumë vite, i suksesshëm në muzikë me materialet e mrekullueshme që bën, Bledi Beqiri apo i njohur me emrin e artit si Bloody vjen në një bisedë të gjatë për gazetën KOHA ku tregon shumë gjëra mbi veten e tij dhe karrierën si dhe projektet që e presin
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika ka qenë një ëndërr prej kur kam qenë i vogël dhe tash jam duke jetuar ëndrrën e fëmijërisë, është diçka e pandashme në jetën time.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes?
Me thënë të drejtën kam harruar si është të zgjohesh në mëngjes (qesh), ngaqë punoj gjithë natën me projekte të reja edhe zakonisht zgjohem 2-3 të ditës, po gjithmonë sa zgjohem lëshoj muzikë me full volume që të zgjohem tamam.
KOHA: Hiti yt i preferuar?
Nëse flasim për këngë të miat do veçoja “Mendimet” nëse flasim për këngë të tjerëve nuk dëgjoj shumë nga këngët tona jo për diçka negative se ka shumë këngë të mira por nuk dua të fiksohem mbas një kënge e më pas të mundohem të bëj të njëjtën, kështu që preferoj më shumë të huaja.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
I kam gati disa këngë po pres çdo moment që të qetësohet kjo situatë e virusit dhe më pas të nis të publikoj me radhë të gjitha, do ketë edhe bashkëpunime edhe solo, normal të gjitha këngët do kenë edhe videoklip.
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Kam shkuar gati në gjitha vendet e botes kam parë bukuri të pa përshkueshme, por ngado që shkon prapë nuk ka si vendi ku ti je lind dhe rritur dhe për mua gjithmonë do të mbetet Struga.
KOHA: Hera e fundit kur ke qenë në pushime?
Lëviz shpesh jashtë shtetit kështu që se kam problem bëj pushim sa herë që dua por do ta veçoja më tepër vitin që shkoj me shoqërinë në Greqi në ishullin Mykonos ishte me të vërtetë shumë bukur dhe relax andej.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Gjëja që dua më shumë është kur shoh që ka sukses ajo që unë kam bërë dhe është duke shkuar tamam siç duhet dmth ka vlerë gjithë ai mund që kam dhënë.
NDRYSHE ME BLOODYN:
KOHA: Çfarë është lumturia absolute për ju?
Të shoh të gjithë ata që më rrethojnë mirë, si shoqërinë si familjen kjo është lumturia më e madhe.
KOHA: Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Më pëlqen të zgjohem nga gjumi për ti bërë ëndrrat e natës realitet.
KOHA: Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Me thënë të drejtën kam harruar çka është vuajtja kështu që jam i lumtur dhe qesh çdo moment edhe pse dukem pak tik i egër.
KOHA: Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Tipari kryesor jam njeri i drejtë për drejtë si të mirë si të keqe e ke në sy nga unë, nuk flas pas shpine.
KOHA: Defekti juaj kryesor?
Defekti ndoshta përshpejtohem pak se di pse po i urrej pritjet.
KOHA: Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Ndaj gabimeve që bëhen pa vetëdije.
KOHA: Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Nuk dua të identifikohem me askënd thjeshtë më pëlqen të krijoj identitetin tim.
KOHA: Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Nuk është se lexoj shumë, nuk më tërheqin librat.
KOHA: Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?
Mjafton të jetë e sinqertë dhe të mos i shkelë të mirat që unë mund ti bëj për të.
KOHA: Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
Zakonisht në dush këndoj nuk fërshëllej ose nuk këndoj fare.
KOHA: Ngjyra juaj e preferuar?
E zeza, e kuqe dhe e bardha.
KOHA: Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Kam kaluar me not një oqean për njerëz që nuk kaluan për mua as urën në këmbë.
KOHA: Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Urrej atë që e mira njihet si e keqe dhe e keqja si e mirë.
KOHA: Frika juaj më e madhe?
Frika jem veç Zoti askush tjetër.
KOHA: Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Zakonisht nuk më pëlqen të gënjej më mirë një e vërtetë e hidhur sesa një gënjeshtër e mirë.
KOHA: Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Shpesh gati çdo ditë (qesh).
KOHA: Cila është motoja juaj?
Bëhu shofer i jetës tënde jo pasagjer i jetës dikujt tjetër.
KOHA: Si do të dëshironit të vdisnit?
Atëherë kur ta ketë shkruar i madhi ZOT, nuk ka rëndësi se si.
KOHA: Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Do ti thosha Faleminderit për gjithçka që më ke dhënë në këtë jetë dhe gjithçka që vjen nga ti e mirëpres dhe më fal për gjitha gabimet që kam bërë.