Blloku i rinovuar gjinekologjik operativ do të promovohet sot në Spitalin gjinekologjik dhe obstetrikë “Nëna Terezë” – Çair.
Bëhet fjalë për hapësirë me sipërfaqe prej 420 m2, me rinovim të plotë të dy sallave ekzistuese operative dhe vendosje e përçuesit qendror të gazrave, si dhe rinovim i plotë i sektorit për rianimacion dhe mjekim intensiv. Rikonstruksioni është kryer në periudhën janar-dhjetor të këtij viti.