Qarkullimi në autostradën Shkup-Tetovë te pikëpagesa “Zhelinë” është në ndërprerje në dy akset rrugore për shkak të protestës së të punësuarve nga fabrika “Jugohrom”. LAMM kumtoi se bllokada ka filluar nga ora 11:00 dhe se komunikacioni është kahëzuar nëpër rrugën lokale.