Kjo është rruga pranë ujit të ftohtë në Vlorë mbrëmjen e së dielës. Janë vetëm pak km rrugë, por që nuk ka rëndësi se sa herë ndërrohen qeveritë apo sa miliona euro investime derdhen per shëtitore e rrugë të reja, panorama nuk ndryshon asnjëherë.
Këtë të diel, radha niste nga hyrja e fshatit Dukat deri në qytetin e Vlorës për pothuaj 25 km, ku plazhistët dhe udhëtarët e jugut qëndruan në trafik për plot 3 orë. Për të zhbllokuar qarkullimin u shfaqën patrulla të shumta rrugore në të gjithë aksin, por ishte tepër vonë.
E pasi gjithçka i rikthehet me plot mundime normalitetit, zyrtareve te rendit u mbetet vetëm që të përsërisin thirrjet që janë kthyer tashmë në refrenin e makthit veror, ju lutem zgjidhni rrugë alternative. Me shpresën se të dielën e ardhshme, qytetaret së bashku me rrugën tjetër të zgjedhin një kohë të ndryshme për t’u kthyer në shtëpi.