Në SHBA nga mesnata hyri në fuqi bllokadë e pjesshme e punës së Qeverisë, pas negociatave të pasuksesshme të republikanëve dhe demokratëve dhe presidentit Donald Tramp rreth asaj që Kongresi të ndajë pesë miliardë dollar për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.
Pasi nuk ishte arritur marrëveshje për buxhetin, lideri i Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë premtuan se do të vazhdojnë bisedimet edhe gjatë fundjavës me qëllim për të arritur marrëveshje dhe të përfundojë bllokimi i punës së Qeverisë para Krishtlindjeve.
Të premten në mesnatë mbaroi financimi buxhetor i një seri agjencish federale.