Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot në Berlin deklaroi se negociatat për programin bërthamor iranian kanë arritur pikë urgjente.
Ai paralajmëroi se është e nevojshme të marrë një kurs më ndryshe ndaj Teheranit, nëse nuk arrin avancim.
“Ekziston urgjencë reale dhe tani me të vërtetë është çështje javore kur do të konfirmojmë nëse mund ose jo të kthehemi në respektim reciprok të marrëveshjes”, tha Blinken, duke menduar në marrëveshjen bërthamore nga viti 2015.
Blinken këtë e deklaroi në konferencën e përbashkët me ministren gjermane të Punëve të Jashtme, Analena Berbok.