Uashington, 12 prill – Rusia do të bartë pasoja nëse kryen agresion në Ukrainë, paralajmëroi sekretari amerikan I Shtetit, Entoni Blinken, dhe e shprehi shqetësimin amerikan për akumulimin e forcave ruse në kufirin ukrainas.
Në luftën në Donbas, që filloi në prill të vitit 2014, pas revolucionit properëndimor në Ukrainë dhe aneksimit rus të Krimesë, deri më tani janë vrarë mbi 13.000 persona dhe janë zhvendosur rreth 1,5 milionë banorë lokal.
“Në kufi ka më shumë forca ruse se kurdo here që prej vitit 2014, kur ishte invazioni I parë rus, kjo do të ketë pasoja”, shtoi Blinken, duke mos e saktësuar përgjigjen e mundshme të SHBA-së.
“Presidenti Xho Bajden ishte I qartë, nëse Rusia vepron pa menduar apo në mënyrë agresive, kjo do t’I kushtojë shtrenjtë, kjo do të ketë pasoja”, shtoi Blinken, duke mos e saktësuar përgjigjen e SHBA-së.
Shefi I diplomacisë amerikane, I cili të premten bisedoi në telefon me kolegët e tij nga Franca dhe Gjermania për temën e Ukrainës, theksoi se “SHBA-ja dhe partnerët evropianë kanë problem të njejta”.