Uashington, 15 shtator – Departamenti amerikan i Shtetit në kumtesë mbrëmë e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke e theksuar angazhimin e SHBA-së për një botë më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
“SHBA-ja e vendos demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së tyre të jashtme sepse ato janë çelësi për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në botë, për këtë arsye presidenti Xho Bajden në dhjetor do të thërrasë Samit për Demokraci, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga sekretari shtetëror Entoni Blinken.
Sipas tij, angazhimi i SHBA -së është i rrënjosur fort në “përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por vazhdimisht duke u përpjekur për një union më të përsosur”.
“Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, më pak konflikte të dhunshme dhe komunitete më të begata. Padyshim që demokracia sjell përfitime për shumicën, jo për pakicën”, tha Blinken.
Paralajmëroi se presidenti Bajden në dhjetor do të thërrasë “samit virtual të Demokracisë” për të demonstruar se ajo më së miri përballet me sfidat më të mëdha të kohës sonë.
“Siç tha Presidenti,” ne duhet të fillojmë me një diplomaci të rrënjosur në vlerat më të shenjta të Amerikës: mbrojtjen e lirisë, dhënien përparësi të mundësive, mbrojtje e të drejtave të njeriut, respektimin e sundimit të ligjit dhe drejtim me dinjitet me çdo individ, “tha Blinken.
Ai shtoi se një demokraci e suksesshme varet nga një shoqëri civile e hapur dhe e gjallë në të cilën të gjithë njerëzit mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe të kërkojnë llogari nga qeveria me të drejta të barabarta dhe pa diskriminim.
“Në këtë Ditë të Demokracisë, ne e pranojmë se këto përpjekje janë kritike për mbrojtje, përforcim dhe rinovim të demokracisë,” tha Blinken.