“Blini sulmuesin e Interit”, legjenda e United: Ideali për Ten Hag

Paul Scholes, një nga mesfushorët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli anglez, mbetet shumë i lidhur me Manchester United. Ai kaloi gjithë karrierën në “Old Trafford”, duke mos veshur asnjë fanellë tjetër.

Në një prononcim për BT Sports, 48-vjeçari dha një koment mbi merkaton e ardhshme të United. Victor Osimhen është objektivi i madh për sulmin, por Scholes preferon një tjetër.

“Unë mendoj se Osimhen është një lojtar i madh, por ai do të ishte më shumë i përshtatshëm për Chelsea. Lautaro Martinez do të ishte ideali për stilin e lojës së Ten Hag tek United.

Advertisements

Nuk kam parë shumë ndeshje të Osimhen, por më ngjason me Droga”, deklaroi Scholes, duke iu referuar legjendës afrikane të “Bluve të Londrës”.

Merkato e verës pritet të jetë më e zjarrtë se kurrë. Milionat te kubet e Premier League nuk janë aspak problem dhe drejtuesit kanë piketuar përforcimet për sezonin e ardhshëm.