Gazeta e njohur zvicerane, Blick, ka zhvilluar një sondazh me lexuesit e saj. Me këtë rast Blick i ka pyetur lexuesit e saj nëse mendojnë se Kosova do të kualifikohet në Kampionatin Evropian. Vëmendje të veçantë i është kushtuar Bernard Challandesit, trajnerit zviceran që po thyen rekorde me Kosovën. “Dardanët” kanë ecuri të 14 ndeshjeve pa humbje – që prej tetorit të vitit 2017 – derisa meritat më të mëdha sigurisht se i takojnë trajnerit 67-vjeçar, që e ka drejtuar Kosovën në 13 prej këtyre ndeshjeve.
Që nga marsi i vitit 2018, Challandesi e ka udhëhequr Kosovën në ecuri mbreslënëse të 13 ndeshjeve pa humbej – 8 fitore e 5 barazime. Dy orë pas publikimit të anketës në faqen zyrtare të ‘Blick’ në Facebook, më shumë se 2 mijë lexues janë përgjigjur pozitivisht – se mendojnë që Kosova do të arrijë kualifikimin në Evropian. Ndërkaq me ‘jo’ janë përgjigjur vetëm rreth 100 lexues.
Kosova është e treta në grupin e saj të kualifikimeve, pas Anglisë e Çekisë, që kanë vetëm një pikë më shumë gjashtë, kundrejt pesë pikë të Kosovës.
Verdhë e katërit me Challandesin arriti që ta fitojë grupin e saj në Nations League në kuadër të Ligës D.“Dardanët” e mbyllën fazën e grupeve me 14 pikë gjithsej, pesë më shumë se Azerbajxhani i vendit të dytë, dhe duke arritur rekord të golave të shënuar, 15, më shumë se çdo kombëtare tjetër në Ligën e Kombeve.