Beograd, 17 prill – Bashkimi Evropian pranon ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, kumtoi gazeta “Blic”, duke e cituar eurokomisarin Johanes Han, i cili theksoi se këmbimi i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes atyre dy shteteve.
Në deklaratë për “Uashignton post”, Han, duke folur për adaptimin e mundshëm të kufijve, theksoi se marrëveshja juridiko-obligative mes dy shteteve do të mbulonte sfera më të gjera se çështja e kufijve dhe se “një nga elementet kyçe e marrëveshjes së ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.
“Në këtë moment askush nuk mund të parashohë se cili mund të jetë epilogu final. Këmbimi i mundshëm i territoreve në çdo rast, do të mund të ishte nëse doni – pjesë e fundit e enigmës… Parakusht i vetëm është që cila do marrëveshje bilaterale të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon”, theksoi Han.
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq në deklaratë për “Blic” thotë se Serbia pret që Prishtina ta bëjë hapin e para.
“Së pari le t’i rregullojnë doganat e imponuara, e më pas të shohim çka më tutje. Të presim të shohim se çka do të ndodhë në Berlin më 29 prill”, thotë Daçiq.