Shumë gjëra nga e kaluara të pazbuluara më parë, gjenden edhe në ditët e sotme krejt rastësisht. Nganjëherë, një problem i vogël bëhet arsye të hulumtosh për interesat e tu dhe të hasësh në diçka historike, dhe të paparë deri më tani. Kështu edhe anglezi Richard Asare gjeti një bunker të Luftës së Dytë Botërore poshtë shtëpisë së tij, teksa po e shikonte nga kureshtja pjesën e poshtme të shtëpisë, ku papritur hasi në të, transmeton gazetametro.net. Asare bleu shtëpinë mbi 500 mijë euro, shumë moderne me pesë dhoma gjumi, komode, por edhe zbuloi bunkeri brenda saj. Ky bunker kishte mure të trasha 1 metër, ku brenda tij ka pajisje të ndryshme si gjeneratorët, sistemi i ajrosjes dhe kanalizimit, vetëm se shumë të amortizuara, të cilat janë të paprekura. Shtëpia lartë e cila tashmë u bë e anglezit, kishte shërbyer në Lutën e Dytë Botërore si strehë, gjoja e një familjeje normale, por në fakt nga aty ishin vëzhguar lëvizjet e aeroplanëve ushtarakë.