Një nga gjërat më tërheqëse të Champions League është mundësia e kryqëzimit mes së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes të futbollistëve. Mjafton të mendojmë për kthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester united, Paul Pogba që përballet me Juventusin, mauro Icardi që kthehet në Barcelonë. Përballje që të gjitha kanë jetuar ose do të jetojnë si protagonistë, ndryshe nga sa ka bërë Oleksandr Zinchenko. Mesfushori i Manchester City është kthyer në Ukrainën e tij me skuadrën e Pep Guardiolas, që ka mundur në udhëtim Shakhtarin. Ylli i ri i “Qytetarëve” nuk shpresonte të luante nga minuta e parë, por gjithsesi kishte ftuar gjithë familejn në stadium, duke blerë plot 27 bileta. Ndoshta duhej të kishte blerë një më shumë.
TË GJITHË NË TRIBUNË – Ndoshta jo, sepse City nuk i lë lojtarët që shkojnë në tribunë që ta paguajnë vetë biletën. Por, siç ka bërë të ditur “Daily Mail”, kthimi i lavdishëm në shtëpi i Zinchenkos (ka qenë një lojtar i moshave të Shakhtar për gjashtë vite) nuk ka shkuar siç shpresonte ai.
Ai është grumbulluar dhe ka shkuar në Ukrainë me skuadrën, por rregullat e Championsit janë të qarta: 18 lojtarë mes fushës dhe stolit. Kështu, pavarësisht se Pep e ka aktivizuar shpesh si mbrojtës krahu për shkak të dëmtimeve të Delph, i cili është rezerva e Mendy, ukrainasi nuk ka qenë pjesë e listës së 18 lojtarëve dhe ka qenë i detyruar të ulet në tribunë.
Ai doli nq konferencë para ndeshjes dhe zakonisht lojtari që shfaqet para gazetarëve me trajnerin, nuk ka se si të mos luajë të nesërmen apo të paktën të jetë në stol.
ME FAMILJEN – Një situatë kjo që nuk mund të anashkalohej nga rrjetet sociale kur kanë mësuar se Zinchenko ka ftuar të gjithë familjen e tij… për asgjë. Ka patur nga ata që kanë korrigjuar lajmin: “26 biletat ishin për familjen dhe miqtë”, ndërsa të tjerë kanë kërkuar ta ngushëllojnë, duke i kujtuar se të paktën ka patur mundësinë të ulet me të afërmit e tij. Një fakt ky që, me shumë mundësi, nuk duhet të ketë mjaftuar për të shëruar plagën e një kthimi zhgënjyes në shtëpi. Dhe nëse Guardiola do të vazhdojë ta injorojë mesfushorin, Ancelotti, që e vlerëson shumë, mund të përfitojë që në janar…