Shkup, 24 shkurt – Blerta Pocesta, e akuzuar për vrasjen e prindërve dhe motrës së saj në vitin 2018, në Dibër, më 13 mars pritet të paraqitet si dëshmitar në rastin “Pino”. Prokurorja e cila e përfaqëson lëndën gjyqësore për vrasjen e të riut Pino Sekondo, Lidija Raiçeviq, në seancën e sotme para Trupi gjykues të kryesuar nga gjykatësja Lenka Davidkovska, tha se dëshmitarja Pocesta, (e cila vuan masën e paraburgimit në burgun e Shutkës) është intervistuar në prokurori dhe ajo para gjykatës do të rrëfehet për atë se çfarë ka dëgjuar dhe di për këtë ngjarje, shkruan gazeta KOHA.
Pala mbrojtës e të akuzuarës Angella Gjorgjievska e kundërshtoi këtë propozim të gjykatës me arsyetim se bëhet fjalë për një person, i cili dyshohet për vrasje të trefishtë dhe konfliktuoz. Po ashtu, edhe vetë e akuzuar Gjorgjievska tha se nëna e Pino Sekondos, ofron para dhe avokat të mirë për çdonjërin që ofron informacione shtesë për vrasjen e tij.
“Pocesta qëndron në qelinë A3, unë në A2, flitet se nëna e Pinos jep para për të dhënë informacione për vrasjen e tij”, tha e akuzuara Gjorgjieva. Mirëpo, për shkak të mos argumentimit të akuzave, gjykatësja nuk i mori për bazë këto fjalë. Nga ana tjetër, prokurorja Lidija Raiçeviq, tha se pala mbrojtëse do të ketë mundësi t’i parashtroj pyetje dëshmitares kur ajo do të prezantojë në gjykatë. (koha.mk)