Moskë, 22 maj – Në tremujorin e parë të vitit 2019, blerja e arit nga Rusia ka arritur nivel rekord , dhe kjo është “shenjë e keqe” për paqen botërore. Këtë sot e publikoi gazeta britanike “Dejli ekspres”, duke cituar shefin e kompanisë ndërkombëtare broker “BulionVoult”, Adrijan Esh.
Gazeta potencon se në tremujorin e parë të vitit 2019 Rusia i ka rritur rezervat e arit për 145,5 tonë, që është për 68 për qind më shumë nga periudha e njëjtë në vitin 2018, përcjellë KOHA.
Nga këshilli botëror i arit (ËGC) paraprakisht u potencua, se për blerjen e 55,3 ton arë në tre muajt e parë të këtij vitit nga Moska, rezervat e përgjithshme arrijë 2168 tonë.
Sipas “Dejli ekspres”, Moska akumulon arë dhe rezerva devizore në të njëjtën kohë me uljen e investimeve në letrat amerikane me vlerë dhe gjithashtu përpiqet të ulë varshmërinë nga dollari amerikan. Në këtë mënyrë tenton ta mbrohet nga kriza e mundshme e ekonomisë botërore.
“Blerja e madhe e arit nga ana e bankave qeveritare dhe qendrore rrallë herë është shenjë e mirë për paqen botërore dhe bashkëpunimin”, thotë Adrijan Esh.
Rusia edhe mëtej mbetet e pesta në botë me vëllim të përgjithshëm të arit dhe rezervave devizorem,ndërsa vetë metali fisnik është më i vogël se 20 për qind nga rezervat e përgjithshme devizore. (koha.mk)