Një nga kreatoret e modës më moderne dhe më me emër jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Blerina ndryshe është dhe nusja e djalit të ish-presidentit Rugova, por që emrin e saj e ka krijuar në bazë të punës. Ajo vjen në një rrëfim më ndryshe për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi punën e jetën e saj
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Cili ka qenë ai moment në karrierën tënde për të cilin krenohesh dhe thua me veten “Ja kam dale…”?
Po normal që çdo artist pretendon depërtimin në shtresat e larta ose aristokrate, unë jam krenuar me punën e brendit tim sa herë që është përmend Kosova ose brendi jonë në mënyrë internacionake, ku ne kemi dërguar punën tonë edhe në ato vende ku politika nuk ka arritur.
KOHA: Çfarë do të ndryshoje tek stili i veshjes së vajzave shqiptare?
Shija është relative dhe asnjëherë nuk kisha dashur me imponim.
KOHA: A ekziston një njeri të cilit i je mirënjohës për karrierën tënde?
Po, familjes, motrës, vëllait dhe dy prindërve.
KOHA: Kush/Çfarë të frymëzon për krijimet e tua?
Rrethi, shoqëria.
KOHA: Është e rëndësishme që klienti, kur drejtohet në atelienë tënde të ketë shije specifike?
Ata që drejtohen te ne vetëm janë specifike.
KOHA: Kur e ke njohur bashkëshortin tuaj, e ke kritikuar apo komplimentuar për veshjen?
Puhhhhhh ….. (qesh), Mendimi është tip sportive ndërsa unë jam më klasike, edhe gjithmonë konfliktet tona fillojnë qysh bre je vesh llezher, a po më sheh mua qysh jam picpillu (qesh).
KOHA: Mes këngëtareve të njohura me të cilat punon, cila është e preferuara për stilin?
Klajdi Haruni, (qesh), po bëj shaka sepse nuk dua të përmend emra, Klajdin e kam mik.
KOHA: Ndërkohë, ti ke një raport special edhe me shumë personazhe të njohur dhe jashtë vendit, si është të bashkëpunosh me të?
Normal që është kënaqësi, të gjithë e dinë çfarë duan dhe janë konstruktiv në kërkesat e tyre.
KOHA: Vijmë tek profili i Blerinës si nënë. Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde pas ardhjes së fëmijëve?
(Qesh), prit derisa të bëj dhe të tretin dhe pastaj më pyesni.
KOHA: Nëse vajza do të ta trashëgonte një ditë profesionin, cila është këshilla e parë që do t’i jepje?
Larg makinës (qesh).
KOHA: Cili është objektivi që i ke vënë vetes këtë vit, ka një projekt të madh që të pret?
Dasma e vëllait.