Shkup, 3 nëntor – Blerim Sejdiu mori e morri mandatin që të kryesojë në Zhelinë për katër vitet e ardhshme, Sejdiu falënderoi të gjithë ata që i besuan, dhe tha se Komuna do të qëndrojë e hapur për të gjithë, pavarësisht ngjyrave politike. Madje ai u zotua se premtimet e tij gjatë fushatës do ti realizojë një nga një.
”Kjo Komunë do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve politike. Nderi dhe pasuria e çdonjërit do të jetë e pacenueshme do të thotë gjithë bizneset lokale nuk do të jen të detyruara që të japin haraç por do të jenë partner strategjik . Për këtë gjithsesi që falënderojmë edhe koalicionin me Besë ”, tha Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinë.