Suksesi i radhës i Blerim Destanit Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, po korr suksese të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare. Destani ishte protagonist i filmit “The Poision Rose”, ku luajnë yjet e kinematografisë, John Travolta, Morgan Freeman e shumë emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht. Ndërsa, sot ai njoftoi se do të luajë edhe në një film tjetër të njohur, kësaj radhe përkrah Robert De Niros, si dhe Tommy Lee Jones. “Krenar për projektin e tanishëm filmik, ku do të punojë përkrah Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones”, shkroi ai krahas fotografisë.