Londër, 14 dhjetor – Ish-kryeministri britanik Toni Bler vlerëson se Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian duhet të përgatiten për referendumin e dytë për Bregzit, sepse Parlamenti në Londër me siguri nuk do ta miratojë Marrëveshjen për daljen e vendit nga BE-ja që e ka arritur kryeministrja britanike Tereza Mej me Brukselin.
“Nëse Parlamenti nuk mund të sjell vendim për fatin e Britanisë së Madhe, deputetët vendimin e tillë duhet t’ia lënë popullit britanik”, theksohet në fjalimin që Bler do ta mbajë sot në një ngjarje në Londër.
Gjatë fjalimit, i cili para kohe u është shpërndarë mediave, Bler kërkon nga liderët e BE-së ta reformojnë Unionin me qëllim që Britania e Madhe të stimulohet të mbetet anëtare e bllokut.
“Tani është koha për përgatitje. Parlamentit duhet me arsyeshmi t’i shqyrtojë mundësitë një nga një dhe të dakordohet për njërën prej tyre ose të shpall referendum të ri. Evropa nga ana tjetër duhet të garantojë se nëse Britania e Madhe e ndryshon qëndrimin e saj, se edhe ajo do të jetë e gatshëm ta rishqyrtojë qëndrimin e vet”, theksohet në fjalimin e publikuar të Blerit.
Parlamenti britanik duhej të votojë më 11 dhjetor për marrëveshjen e lidhur me BE-në nga fundi i nëntorit, por Mej vendosi të shtyjë votimin, duke druajtur se nuk ka shumicë të mjaftueshme për mbështetje.
Pas shtyrjes së votimit, Mej udhëtoi në Hagë dhe Berlin dhe pastaj u takua me kryetarët të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Zhan Klod-Junker dhe dhe Donald Tusk, me qëllim që të bindë udhëheqësit evropianë ta rishikojnë përmbajtjen e marrëveshjes së arritur, që të sigurojë numër të mjaftueshëm votash në Parlamentin britanik për miratimin e tij.
Krahas insistimit të Mej për rishqyrtimin e marrëveshjes, shumica e liderëve të Unionit theksuan se nuk mund të flitet për negociata të reja për tekstin, por vetëm për saktësim dhe sqarim të përmbajtjes të saj.