Një vajzë e re dhe me shumë elan për punë, një bukuroshe kosovare në Zvicër. Është kjo Bleonida Pepshi, e cila ka zgjedhur bukurinë e saj për të shfaqur në pah atë tek publiku zviceran duke u bë kështu imazh i produkteve atje. E re në moshë, por edhe në profesionin që ka zgjedhur, ajo nuk e heq mundësinë që në të ardhmen të konkurrojë në ndonjë konkurs bukurie. Vjen për të treguar më shumë në këtë intervistë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Pse Bleonida zgjodhi modelingun?
Më ka pëlqyer gjithmonë.
KOHA: Çfarë e bën një modele të suksesshme?
Të punoj me shumë që të arrijë qëllimet.
KOHA: Përshtypjet që të la shërbimi fotografik i parë?
Fotografi i parë ka qenë Agon Gjinofci e më ka lënë shumë përshtypje që të bashkëpunoj edhe më tej me të.
KOHA: Emocionet, sa arrije t’i kontrolloje?
Mundohem sa më shumë të kontrolloj ato.
KOHA: Po vënia në kokë e kurorës së parë si do të ndikojë, e ke menduar të konkurrosh në ndonjë spektakël bukurie?
Kam menduar në të ardhmen, por të shohim se nuk i dihet.
KOHA: Mendon se fotot provokuese mund të ndikojnë që të depërtosh më lehtë dhe publiku të të njoh më shumë në bazë të tyre?
Mendoj që po.
KOHA: Çfarë mendon për pozuarit nudo që shumë modele po e bëjnë kohëve të fundit. Po ti do pozoje?
Jo nuk më pëlqen.
KOHA: Cilët janë bashkëpunëtorët e tu tani?
Për momentin jam duke bashkëpunuar me Versuit dhe me fotografin e njohur Shpend Salihi, është një parfum i ri që ka aromë shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur me të.
KOHA: Po ata me të cilët nuk do të bashkëpunoje kurrë?
Me gjithë bashkëpunoj.
KOHA: Çfarë more nga 2020 dhe çfarë pret nga 2021?
Në 2020 kam bë marketing me parfumin, i cili shumë shpejtë do të del në shitje, ndërsa vitin e ardhshëm pres me shumë nga vetja.
KOHA: Mendon se modelingu në Shqipëri është në vlera në miniature?
Mendoj që po.
KOHA: Po të mos ishe modele, çfarë do të kishe zgjedhur?
E kisha zgjedhur kozmetikën.
KOHA: Eksperienca më e bukur e jetës tënde ne fushën e bukurisë?
Eksperienca ime ka qenë fusha e marketingut duke punuar me njerëz që kanë shumë përvojë.
KOHA: Në fund çfarë do të themi?
Faleminderit shumë për gazetën Koha që ka ndarë kohë për mua e uroj që përsëri të bashkëbisedojmë.