Blen një pako cigare, shokohet nga ajo që zbulon (FOTO)

Një grua u shokua kur bleu një paketë cigaresh dhe pa se fotografia e përdorur si mesazh paralajmërues ishte ajo e babait të saj të vdekur. Nëna e dy fëmijëve Jodi Charles, u tmerrua kur vajza e saj 14-vjeçare mori paketën në dorë dhe njohu gjyshin e saj.

42-vjeçarja u shpreh e revoltuar që imazhi i të atit ishte përdorur për diçka të tillë. Ajo tha se ishte “110 për qind” e sigurt që fotografi ishte e babait të saj, David Ross, i cili ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare në 2015-ën dhe se nuk ka shanse që ajo të ketë dhënë leje për përdorimin e fotos së tij.

Ai kaloi 10 muaj në spitalin Basildon, të Essex, pasi u shtrua në 2014 -ën dhe qëndroi në kujdes intensiv për shumë kohë. Gruaja tha se dikush i ka bërë atij foton në fjalë. Në të shfaqet një burrë pa ndjenja në një shtrat spitali me tub frymëmarrje në gojë. Por stafi i spitalit i ka hedhur poshtë pretendimet e 42-vjeçares, ndërsa Komisioni i Bashkimit Evropian thotë se imazhi është i dikujt tjetri, por Jodi kërkon prova.

Kjo foto është një prej 42 imazheve të përdorura në paketat e duhanit si shenjë paralajmëruese për rrezikun që i shkakton ai shëndetit. Këto imazhe janë pjesë e ligjeve të Bashkimit Evropian, në përpjekje për të ulur numrin e duhanpirësve.