Shkup, 5 mars – Gjendja alarmuese me blegtorët dhe çmimin e ulët të blerjes së qengjit, do të jenë tema të mbledhjes vjetore të Lidhjes së blegtorëve që do të mbahet sot në Ministrinë e Bujqësisë.
Blegtorët në mbledhje do të dërgojnë kërkesë të drejtpërdrejtë që Qeveria t’u sigurojë masë të jashtëzakonshme në formë të mbështetjes financiare që të mos punojnë siç thonë, me humbje.
“Çmimi i blerjes për klasin e parë është 140 denarë për kilogramë, ndërsa e dyta për 130. Sipas vlerësimeve të fundit në bazë të shpenzimeve prodhuese, çmimi duhet të arrijë 182 denarë, Por, megjithatë ne, nuk e marrin parasysh këtë çmim, por mbetemi në të ‘vjetrin’ prej 175 denarë që u konfirmuar paraprakisht. Për këtë arsye do të kërkojmë masë të jashtëzakonshme për pagesë si edhe te duhani, por deri 40 denarë për kilogramë”, thotë për MIA-n kryetari i shoqatës së blegtorëve “Agrocentar”, Mitko Janklov.
Në mbledhjen e blegtorëve pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë dhe Ministrisë. (koha.mk)