E ardhmja e Bruno Genesio është e shkruar tashmë, larg Lyonit. Në fund të sezonit trajneri që udhëhoqi ekipin që nga vitin 2015 do të largohet pasi presidenti Aulas vendosi të mos i rinovojë kontratën ndërsa ka nisur dhe kontaktet e para me pasuesin e tij. Mësohet se ka patur bisedime mes numrit 1 të klubit dhe Laurent Blanc, ish trajnerit të Paris Saint Germain dhe kombëtares së Francës. Ky i fundit nuk drejton asnjë klub që prej vitit 2016 dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë drejtimin e Lyon por me garancitë për të afruar lojtarë me kualitet.