“Black Panther” vazhdon që të mbajë vendin e parë në shitjen e biletave në kinema edhe pse është java dytë që është publikuar.
Filmi ka tejkaluar shifrën prej 700 milionë dollarësh në nivel global në vetëm dy javë pas publikimit dhe kaloi 400 milionë dollarë brenda vendit të dielën (25 shkurt).
Filmi ende nuk është dhënë në kinematë në Kinë e Japoni.
“Black Panther”, me regjizor Ryan Coogler, është tashmë filmi i pestë më i madh i Marvel Studios dhe ka gjasa të kalojë “Captain America: Civil War” dhe “Iron Man 3” për të marrë vendin e tretë në ditët në vijim.
Në përgjithësi, filmi tregoi fuqinë e saj duke humbur vetëm 47% të audiencës së saj të brendshme që nga thyerja e rekordeve në hapjen e tij.
Fundjavën e kaluar, filmi, i cili është i pari i Marvel, që drejtohet nga një drejtor afrikano-amerikan, u hap me 201.8 milionë dollarë në Amerikën e Veriut, duke thyer rekorde të shumëfishta.
“Black Panther” bëhet vetëm filmi i katërt që kalon 100 milionë dollarë në fundjavën e dytë, duke u bashkuar me “Star Wars: The Force Awakens”, “Jurassic World” dhe “The Avengers”.