Javën e kaluar në mediat rozë në Shtetet e Bashkuara dhe në rrjetet sociale qarkulluan disa lajme që spekulonin për ndarjen e tyre. Por, Blac Chyna dhe reperi Mechie u vunë kapak këtyre lajmeve me shfaqjen e fundit në brigjet e Floridas ditën e hënë. Ish-striptistja 29-vjeçare dhe reperi 24-vjeçar u fotografuan në shoqërinë e disa miqve të përbashkët teksa merrnin rreze në një varkë.