Bjellorusia do të mbyllë kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë

30

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko deklaroi se Bjellorusia është e detyruar që të mbyllë kufirin me Poloninë dhe Lituaninë. Kjo deklaratë erdhi në një kohë kur kriza në Bjellorusi po përshkallëzohet, pas rezistencës dhe protestave që shkaktuan zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit.

Po ashtu, Lukashenko nënvizoi se do të përforcojë edhe kontrollet kufitare me Ukrainën. Sipas përfaqësuesve të opozitës atje, votimet ishin të sajuara.

Në një fjalim para zyrtarëve të lartë, Lukashenko tha se protestat e vazhdueshme në Bjellorusi janë organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Comments are closed.