Strugë, 7 qershor – SHBA-ja tashmë një kohë të gjatë i jep mbështetje Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit, theksoi ambasadori Xhejs Bejli.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në pauzën e Forumit të parë Energjetik të Maqedonisë që sot dhe nesër mbahet në Strugë në organizim të SHA ELEM dhe Institutit ZIP, tha se zgjidhja e këtij problemi afatgjatë do të sjellë të mira për të dyja vendet, por do të kontribuojë edhe për prosperitet dhe stabilitet të tërë rajonit.
“Vazhdojnë negociatat mes të dy vendeve me ndihmën e KB-së. Duke e pasur parasysh se është rast specifik unë do t’ua lë të dy vendeve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme, të cilën qytetarët e presin një kohë të gjatë”, tha Bejli.
Ndihmës-sekretari shtetëror i Evropës dhe Euroazisë Ves Miçell, paraprakisht deklaroi se SHBA-ja vazhdon të luaj rol të qetë në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Para pak kohësh morëm qëndrim të përbashkët jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por punojmë edhe për BeH, në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Siç përmenda, një pjesë e ekipit tonë për momentin punon në këtë çështje, ndërsa SHBA-ja vazhdon të luaj rol të qetë me BE-në, Gjermaninë dhe të tjerët, duke e inkurajuar të gjendet zgjidhje për emrin, që ta shohim Maqedoninë si anëtare e NATO-s”, tha Miçel në fjalimin e fondacionit Hetrixh, ku promovohet strategjia e presidentit Donald Tramp për Evropën.