Qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të votojnë në referendum. Me mbështetjen e Marrëveshjes sigurojnë vend në tryezën e NATO-s dhe demokraci prosperuese tha ambasadori amerikan Xhejs Bejli në debatin shkencor në ASHAM me temë “Marrëveshja e Prespës: Rëndësi kombëtare dhe implikime ndaj integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”. Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës është rezultat i një kompromisi të vështirë. Por me vizion dhe pragmatizëm palët kanë arritur kompromis i cili ndërlidhet me qëllimet strategjike – stabilitetin dhe prosperitetin e vende të rajonit dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.
“Nuk ekziston marrëveshje e përkryer dhe dakordohem me ministrin tuaj të Punëve të Jashtme, nuk ka marrëveshje më të mirë që mund të lidhet pas 27 vjetëve negocim. Kjo është marrëveshje që e njeh dhe e mbështet identitetin, gjuhën maqedonase dhe gjithashtu kërkon të zbatohet emri i shtetit dhe institucionet e saj. Disa aspekte do të jenë më të vështira për implementim nga të tjerët dhe e di se disa njerëz nga vendi janë të shqetësuar për këtë. Por duhet të mbahet mend se gjithashtu do të ndodhë edhe kjo në vitet e ardhshme, do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s, do të keni vendin tuaj në tryezë”, tha Bejli. Ai potencoi se rajoni ka pasur histori të vështirë, por gjeografia nuk ka ndryshuar e as fqinjët nuk kanë ndryshuar, të gjithë janë këtu.
Sipas tij, me rëndësi është që qytetarët ta japin votën e tyre sepse nëse nuk e bëjnë këtë, nuk do ta japin mendimin e tyre dhe do të hutohen, do të jenë nën ndikimin e tregimeve të ndryshime, ndërsa kjo thotë, nuk do t’i ndihmojë vendit të ecë para. Ambasadori francez Krisitian Timonie tha se për arritjen e Marrëveshjes me të cilën përfundimisht u vendos marrëdhënie miqësore mes të dy vendeve, ishte i nevojshëm guxim i pamatur, të ruhet identiteti dhe ta hapë perspektivën e euroatlantike të vendit. “Me siguri nuk ka marrëveshje më të mirë vetë vetiu. Ekziston vetëm vullneti i mirë për paqe, për ndërtim të përbashkët të jetesës dhe për tejkalimin e zënkave të cilat kanë ekzistuar gjatë në të kaluarën”, tha Timonie. Ambasadori gjerman Tomas Gerberih, megjithatë duke u përqendruar në marrëveshjen e Prespës i shfaqi vlerësimet e analistit politik Eduard Xhozef se Marrëveshja meriton çmimin Nobel, sepse promovon model të ri për zgjidhjen e kontesteve. Vlerësoi se është fryt i negociatave të gjata dhe të ndërlikuara, por u përqendrua edhe në zbatimin e saj për të cilën, tha do të duhet ndryshim i Kushtetutës.