Shkup, 3 shtator – Në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion sot është thirrur biznesmeni Ardian Amzoski, pronar i kompanisë “Drim Bilding” nga Struga, të japë njoftime të nevojshme lidhur me rastin “Zhvatja”.
Amzoski në llogari të Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13 i ka paguar 260.000 euro për partneritet strategjik dhe bashkëpunim afarist.
Dje në Prokurori për rastin “Zhvatja” deklaratë dha moderatorja Lila Filipovska dhe biznesmeni Siljan Micevski.
Lidhur me rastin “Zhvatja” të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçeec dhe prokurorja Publike Speciale, Karica Janeva.