Në prag të këtij Ramazani, vëllezërit Seferi në vlerë prej 10 mijë dollarë siguruan ushqime për familjet dibrane në nevojë. “Me këtë aktivitet humanitar dua që sadopak të ndihmojmë për muajin e bekuar të agjërimit familjet si në qytet, ashtu edhe në fshatra që këtë muaj të bekuar ta kalojnë në një sofër më të begatë. Si çdo Ramazan, edhe sivjet tentova me bashkëpunëtorët e mi në Dibër që ndihmat të shkojnë atje ku duhet dhe ku ka më shumë nevojë”, thotë Arti për gazetën KOHA
Vjollca SADIKU
Dibër, 15 prill – Të qenit bamirës është një nga veprat më të mira që mund të ekzistojë, sepse bart në vete një kulturë të pasur në të gjitha aspektet. E, në anë tjetër, të shumta janë familjet, të cilat kanë nevojë për ndihmë. Viti pandemik ka goditur në aspektin ekonomik dhe psikik shumë njerëz, në veçanti ata të cilët janë jetimë dhe jetojnë pa prindër dhe ata me ndihma sociale që kanë standard jo të mirë të jetesës. Por, ka njerëz human e zemërgjerë që sadopak, ua pasurojnë sofrat gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit e ua lehtësojnë të paktën vuajtjet e varfërisë. Edhe gjatë këtij muaji, humanisti i njohur dibran që jeton në SHBA, Arti Seferi së bashku me vëllain e tij Kujtimin, vizitoi Dibrën me rastin e muajit të shenjtë. Vëllezërit Seferi, të cilët migruan nga Dibra shumë të rinj, sot janë të njohur në mesin e diasporës dibrane si biznesmenë të fuqishëm që i karakterizon edhe humanizmi. Vëllezërit dibran viteve të fundit kanë dhënë një kontribut shumë të madh për rastet sociale në Dibër duke ju ndihmuar shumë familjeve edhe atë jo vetëm për festa. Madje, mbështesin shqiptarët edhe nëse jetojnë në SHBA, ndonëse asnjëherë nuk e harruan vendlindjen.
“Muajin e bekuar të Ramazanit erdha në vendlindjen time – në Dibër, ta fillojë me të afërmit e mi”, tregon Arti, i cili në SHBA është i njohur edhe si bobybuilder edhe atë në nivel kombëtar të Amerikës. Ai edhe pse ka fitore të shumta në këtë sport, viteve të fundit nuk ka reshtur dhe çdo Ramazan ai është me prindërit e tij. Në prag të këtij Ramazani, vëllezërit Seferi në vlerë prej 10 mijë dollarë siguruan ushqime për familjet dibrane në nevojë. “Me këtë aktivitet humanitar dua që sadopak të ndihmojmë për muajin e bekuar të agjërimit familjet si në qytet, ashtu edhe në fshatra që këtë muaj të bekuar ta kalojnë në një sofër më të begatë. Si çdo Ramazan, edhe sivjet tentova me bashkëpunëtorët e mi në Dibër që ndihmat të shkojnë atje ku duhet dhe ku ka më shumë nevojë”, thotë Arti për gazetën KOHA. Fal aktivitetit tonë të përbashkët me vëllain dhe me restorantin në Kenerik, , vijon më tej ai, kemi të punësuar mbi 100 punëtorë, ku një vend të veçantë e zënë shqiptarët nga të gjitha trojet e Ballkanit. “Biznesi na shkon mirë dhe një pjesë të parave që përfitojmë, gjithmonë i ndajmë për aktivitetet humanitare”, thotë Arti Seferi. Duhet theksuar edhe faktin se aktivitetet humanitare i realizojnë në kontinuitet. “Viteve të fundit, biznesi ynë ka marrë një hov të madh dhe kjo garanton edhe shpirtin tonë human për të ndihmuar vëllezërit tanë në vendlindje”, tregon. Përveç ndihmave që japin vëllezërit Seferi, ata deri tani kanë ndërtuar edhe shtëpi për personat e pastrehë në rajon, por për disa familje dibrane çdo muaj bëjnë dërgesa për të siguruar ushqimin e tyre. Një vëmendje të veçantë vëllezërit Seferi i kushtojnë edhe përkrahjes materiale për disa institucione sociale.
Ata kanë ndihmuar dhe ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara nga Qendra ditore për personat në fjalë, por edhe për shumë të sëmurë të cilët meqë kanë sëmundje kronike, nuk janë të aftë për të punuar. Një takim emocional Arti pati me Aronin, i cili është pjesë e Qendrës ditore për personat e kufizuar. Ai me këtë djalë me sindomin Daun, u njoFtua vitin e kaluar në Qendrën në fjalë, por sivjet Aronin e vizitoi në shtëpinë e tij në lagjen “Varosh”. Pandemia ishte shkaku kryesor që Arti takoi Aronin jo në institucionin në fjalë, por në shtëpinë e tij. Lotët ishin prezent si tek Arti ashtu edhe tek Aroni, meqë kishte kohë që nuk ishin parë. Duke marrë parasysh biznesin e suksesshëm që kanë në SHBA, por edhe konkurrencën e fuqishme amerikane, Arti 34-vjeçar pritet që shumë shpejt të përfundoj edhe masterin (master chef) për gastronomi e që faktikisht i mundëson që restoranti i tij të ketë një pozicionim më të lart në qytetin e Kenerikut, ndërsa premtojnë se përherë do të jemi në përkrahje të familjeve dibrane. (koha.mk)