Shkup, 31 tetor – Sektori afarist duhet të ketë mundësi që vazhdimisht të japë rekomandime dhe komente për ndryshime të propozuara në legjislaturë dhe të bisedojë me kreatorët e politikave për ide të cilat do ta përmirësonin rregullativën dhe do ta përforconin ambientin afarist, porositi kryetari i Këshillit të drejtirëve të Odës ekonomike amerikane në Maqedoni (AmÇam Maqedoni), Sllavko Projkoski në Asamblenë e 18-të të përgjithshme të Odës.
Projkoski e hapi Asamblenë e përgjithshme në të cilën AmÇam zgjodhi pesë anëtarë të rinj të Këshillit të drejtorëve: Maja Filipçeva, Menaxhere për tatime dhe shërbime autosorsing, Grant Tornton Maqedoni, Nikolla Ljushev, Drejtor kryesor ekzekutiv, Telekomi i Maqedonisë, Vlladimir Kosijer, Drejtor i përgjithshëm, Birraria SHA Shkup, Ljupço Georgiev, Menaxher i përgjithshëm, Majkrosoft Maqedoni dhe Marjan Petrski, Zëvendës rektor për hulumtim, Universiteti Amerikan Kolexh Shkup.
“AmÇam vazhdimisht punon në përmirësimin e mjedisit lokal afarist përmes organizimit të ngjarjeve për këmbim të njohurive si dhe përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me kreatorët e politikave në drejtim të identifikimit të sfidave kyçe ekonomike dhe shoqërore dhe zgjidhjeve të mundshme. Çështjet siç janë përforcimi i transparencës dhe parashikueshmërisë së politikave, dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit, janë disa nga prioritetet e anëtarëve të Këshillit të drejtorëve të AmÇam, Zyres ekzekutive dhe anëtarëve të komiteteve”, deklaroi Projkoski.
Fjalim zyrtar pati edhe ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli i cili tregoi për rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit afarist në ngjarjet demokratike dhe ndryshimet në vend, si dhe të mundësisë për përparim, zgjerim të tregut, luftës me korrupsionin, rritje të transparencës dhe parashikueshmëprisë së politikave afariste si disa nga përfitimet e shumta nga anëtarësimi i vendit në NATO.
Në Asamble morën pjesë 120 përfaqësues nga kompani anëptare të Odës. Pjesën punuese e udhëhoqi Drejtori ekzekutiv i AmÇam Maqedoni, Dijana Despodov, e cila e prezantoi raportin për aktivitetet dhe projektet e realizuara gjatë 12 muajve të fundit.