Shkup, 14 dhjetor – Përforcim dhe zhvillim i marrëdhënieve ekonomike, avancim i marrëdhënieve të biznesit midis Maqedonisë dhe të Bullgarisë, si dhe stimulim i vazhdueshëm i iniciativave afariste dhe shoqërore do të jenë në fokusin e aktiviteteve të Biznes klubit Bullgari-Maqedoni (BKBM) i cili u promovua sot në Shkup.
Në promovimin në të cilin mori pjesë edhe delegacioni bullgar i kryesuar nga nënpresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova në përbërjen e të cilit ishin shumë biznesmenë. kryetari i klubit Nikolla Pop-Iliev, theksoi se formimi i një klubi të tillë vijon pas konsultimit se në pjesën e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve ka boshllëqe të mëdha të cilat duhet të plotësohen.
“E shfrytëzojmë trendin pozitiv të marrëdhënieve të ndërsjella të cilin e vendosi garnitura e mëparshme politike, kryeministrat aktul të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, ndërsa kohën e fundit edhe bashkësitë fetare. Vlerësuam se është momenti të japim edhe ne kontribut ndaj avancimit të marrëdhënieve tona dhe në segmentin e sferës ekonomike”, tha Pop-Iliev.
Sipas nënkryetarit të Klubit të biznesit Vlladimir Vlladimirov nga Bullgaria, shumë njerëz në Maqedoni dhe në Bullgari janë të habitur se kur do të prezantohen numrat nga statistika se Maqedonia është partneri më i madh në biznes dhe tregu më i madh për kompanitë bullgare nga Rusia dhe SHBA-ja.
Biznes-klubi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë është themeluar si organizatë jofitimprurëse. Selia e klubit është në Shkup, ndërsa do të ketë zyrë të saj edhe në Sofje. Në promovim do të nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim midis Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Odës Ekonomike të Sofjes. f