Oda ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO), Oda ekonomike e Izmirit dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë organizojnë Biznes forum Maqedoni-Turqi, që do të mbahet sot në Shkup.
Në forum do të marrin pjesë kompani nga Sektori TIK dhe ai shëndetësor, ndërsa qëllimi është avancimi i bashkëpunimit korporativ, pjesëmarrja e përbashkët në BE projekte dhe paraqitja e përbashkët në tregje të treta.
Nga ana e Odës së Izmirit do të jenë të pranishëm 22 kompani nga kjo sferë, ndërsa nga ana e Maqedonisë 20 kompani nga sektori TIK dhe Asociacioni i kompanive private nga sektori shëndetësor.