[adning id="476476"]

Bislimovski: Qeveritë në rajon duhet të vazhdojnë me investimet në sektorin energjetik

13

Shkup, 15 shtator – Vetëm përmes menaxhimit përgjegjës me kapacitetet energjetike, mund të amortizohen gjendjet  e tregut, porositi kryetari i Komisionit Rregullatror për Energjetikë Marko Bislimovski, i cili ka mbajtur mbledhje me Bordin e 49-të të rregullatorëve të Bashkësisë Energjetike që u mbajt në Athinë, Greqi.

“Kur është në pyetje sektori energjetik, kriza shëndetësore tregoi se kompanitë shërbimet e të cilave janë kahëzuar drejt amvisërive ndërtuan komunikim përgjegjës shoqëror praktik me konsumatorët e tyre dhe të përbashkëta me ne, rregullatorët, i tejkaluam muajt e krizës  kur pandemia kishte pik. Për dallim prej tyre, një pjesë e furnizuesve të cilët shërbimet e tyre ua japin kompanive treguan sjellje e cila hapi debat  për përforcim rajonal  të rregullave në raste të jashtëzakonshme. Si kryetar i Bordit të rregullatorëve e transmetoj porosinë te të gjitha qeveritë në rajon se duhet të vazhdohet me investime në sektorin energjetik që janë garantues për të ardhme të qëndrueshme energjetike”, tha Bislimovski.

Në mbledhjen në Athinë, morën pjesë përfaqësues të trupave rregullator nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina. Për shkak rë pandemisë, mbledhja u mbajt me numër të kufizuar të pjesëmarrësve,  por mund të ndiqej edhe onlajn.