Shkup, 15 tetor – Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) mori mirënjohje për bashkëpunim të suksesshëm në zbatimin e Projektit të USAID-it për zhvillim të tregjeve rajonale të energjisë, informojnë nga trupi rregullator.
Me ndihmën e USAID-it së bashku i hartuam të gjitha aktet nënligjore, të cilat janë detyrim nga Pakoja e tretë energjetike të BE-së për të cilat Komuniteti energjetik tre vite me radhë nuk shpall për trup më të mirë energjetik, deklaroi kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski në ngjarjen përfundimtare “Sfidat e ardhshme në zhvillim të sektorit energjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të organizuar nga projekti i USAID-it për zhvillim të tregjeve rajonale të energjisë, ku edhe iu nda mirënjohje.
“Në praktikë Ligji për energjetikë ka treguar se i mbron qytetarët edhe në kushte të krizës si tani në mënyrë që për momentin çmimi i ESM-së është 36,1 euro për megavat orë, derisa në bursë çmimet arrijnë edhe mbi 200 euro. Së bashku me USAID-in i hartuam aktet nënligjore të cilat janë krijuar jashtëzakonisht që t’i mbrojnë konsumatorët edhe të sigurojnë stabilitet dhe siguri në shpërndarjen e energjisë elektrike. Miratimi i detyrimeve nga Pakoja e tretë energjetike të KRRE-së dhe miratoi status të rregullatorit më të mirë në kuadër të Komunitetit energjetik tre vjet me radhë”, tha Bislimovski.
Ai theksoi se investimet intensive në kapacitete energjetike vendore, bashkimi i tregjeve, rritja e prodhimeve vendore të energjisë elektrike prej burimeve ripërtëritëse janë kryesore në rritjen e pavarësisë energjetike dhe theksoi se skenari i gjelbër është një mundësi për tranzicion strukturor dhe të drejtë të të gjithë sektorit energjetik.