Shkup, 4 qershor – Konsumatorët nëpërmjet mënyrës elektronike t’i dorëzojnë informatat për energjinë elektrike të harxhuar deri te EVN, e cila është e obligueshme të kryejë korrigjim të fakturave, bëri thirrje sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski, pas reagimeve të qytetarëve për faktura të larta të energjisë elektrike për muajt prill dhe maj.
Të dhënat nga njehsorët e tyre, potencoi ai, qytetarët mund t’i dërgojnë deri te EVN përmes Viberit, përmes aplikacionit elektronik, me celular të thjeshtë ose përmes postës elektronike.
Shfrytëzuesit e të cilët kanë paguar faktura më të larta, në ndonjë mënyrë e kanë avancuar EVN-në dhe Bislimovski u bëri thirrje menjëherë të bëjnë vetënjehsim dhe të kërkojnë korrigjim, të cilën EVN është e obligueshme ta kryejë.
Sanksionet të cilat mund t’i ndërmarrë KRRE, theksoi Bislimovski, është hapja e procedurës kundërvajtëse kundër EVN dhe procedurë për marrje të licencës për shkak të mosrespektimit të Ligjit për energjetikë dhe të drejtat e konsumatorëve.
“Sipas rregullave të furnizimit EVN është e obligueshme të paktën një herë në vit t’i njehsojë. Ne deri tani nuk kemi pasur problem të tillë sikur tani në muajin prill dhe maj. Nga EVN rregullisht i ndjekin njehsorët, kjo periudhë kishte problem me korona krizën në muajin mars, por pritëm kjo të korrigjohet me fakturat e muajit prill. Por, tashmë morëm edhe lëvdata për muajin prill, dhe për atë u bëj thirrje konsumatorëve nëse nuk janë të kënaqur me fakturat vetë të njehsojnë”, deklaroi Bislimovski.
Konsumatorët të cilët realisht nuk mund t’i njehsojnë vlerat për shkak të problemeve me qelqin e thyer ose ngjashëm, sipas Bislimovskin, munden në formular të paguajnë fakturë për energji elektrike në vlerë aq sa konsiderojnë se realisht kanë shpenzuar, EVN nuk guxon të mos i pranojë.