Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit (KRRE) Marko Bislimoski në intervistë për MIA-n flet për çmimin e rrymës, kondicionin e kompanive energjetike, mbrojtjen e konsumatorëve nga tronditjet e çmimeve, shërbimet e ujit dhe komunale dhe planet për vitin e ri 2021.
A pritet një rritje e çmimit të energjisë elektrike për shkak të prodhimit të reduktuar në hidrocentralet për shkak të hidrologjisë së pafavorshme dhe si pasojë e kësaj importit të rritur?
“Në këtë moment nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike. EEM-ja ka obligime t’i sigurojë nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive edhe atë me një çmimin që përcakton vetë, sepse KRRE-ja nuk përcakton më çmimin e EEM-së për rrymën. Sipas informacioneve që i kemi, tani çmimi i EEM-së arrin 38,8 euro për një megavat orë. Është fakt se kemi prodhim të zvogëluar nga kapacitetet hidrologjike në shtet, që para së gjithash ka të bëjë me hidrologjinë e dobët që nga fundi i vitit 2020 ishte e pranishme jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon dhe për këtë arsye në fund të vitit kishte nevojë për të importuar energji elektrike, por EEM-ja është e detyruar brenda çmimit që ofroi prej 38,8 euro për një megavat orë t’i sigurojë nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe familjeve. Nëse do të importojë në mënyrë plotësuese apo jo, kjo nuk ka rëndësi për sa i përket çmimit, sepse përllogaritjet e KRRE-së përfshijnë çmimin e ofruar nga EEM-ja dhe në kuadër këtij çmimi EEM-ja do të mbulojë shpenzimet e saj për importimin e energjisë elektrike.
Sa është përqindja që duhet ta sigurojë SHA EEM për Furnizuesin universal për sivjet dhe a do të jetë e gatshme kompania që ta bëjë këtë pa shkaktuar rritje të çmimit në tregun e rregulluar për shkak të zvogëlimit të prodhimit personal?
“Në përputhje me Ligjin për energjetikë, duke filluar nga viti 2019 deri në vitin 2025, EEMja ka obligim të sigurojë një pjesë të prodhimit të saj për nevojat e tregut të rregulluar, gjegjësisht për konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë që janë furnizuar nga Furnizuesi universal. Në vitin 2019, obligimi ishte 80 për qind, ndërsa EEM-ja siguroi 100 për qind. Në vitin 2020 është 75 për qind, në vitin 2021 është 70 për qind dhe kështu me radhë deri në vitin 2025 kur do të jetë 30 për qind. Varësisht nga ajo që do të sigurojë EEM-ja dhe sa do të sigurojë, do të ketë nevojë që në kuadër të kapaciteteve të saj prodhuese ta optimizojë prodhimtarinë e tyre. Do të ishte më mirë nëse EEM-ja siguron 100 për qind të nevojave të konsumatorëve dhe amvisërive të vogla, duke marrë parasysh se në periudhën e kaluar ka çmim bindshëm më të ulët se çmimi në tregun e energjisë elektrike. Këto obligime për sigurimin procentual pasi të jenë ofruar nga EEM-ja te furnizuesi universal është i detyruar t’i sigurojë ato plotësisht siç është parashikuar me Ligjin për energjetikë.
Nëse ka mundësi të rritura, do të ishte mirë të sigurojë 100 për qind të nevojave të konsumatorëve dhe amvisërive të vogla. Sigurimi i 70 për qind të nevojave për Furnizuesin universal për sivjet është një obligim ligjor që EEM-ja duhet të sigurojë nëse ka çmim më të ulët se çmimi në tregun e energjisë elektrike, sepse po shpallet tender. Nëse ndodh që çmimet e tregut të jenë më të ulëta se çmimi i EEM-së, gjë që nuk e besoj, atëherë nuk ka nevojë që ESM t’i sigurojë ato 70 për qind. Deri tani u tregua se kjo nuk është e mundshme, ndërsa edhe çmimi i EEM-së edhe për momentin, ndërsa e dhe në periudhën e mëparshme është diku midis 20 dhe 30 për qind më i ulët se çmimi i tregut i energjisë elektrike.
Në çfarë kondicioni janë kompanitë energjetike?
“Viti i kaluar 2020 u karakterizua nga kriza e kovidit dhe për këtë arsye kishte turbulenca, gjegjësisht zvogëlim të konsumit të energjisë elektrike në vendet e rajonit. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse komponentët e eksportit që i ka MEPSO si operator i sistemit të transmisionit në raport me tranzitet të ndikojnë negativisht në gjendjen financiare të kompanisë, duke marrë parasysh se në vitin 2019 të ardhurat e tranzitit të MEPSO-s kanë qenë rreth 22 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 arrinin rreth 11 milionë euro, që është 11 milionë euro më pak sesa ishte parashikuar në vendimet e KRRE-së. Edhe te EEM-ja, të ardhurat nga shitja e tepricës së energjisë elektrike nga viti 2019 arrijnë rreth 22 milionë euro, ndërsa fatkeqësisht në vitin 2020 arrijnë 6 deri në 7 milionë euro, që është 15 deri në 16 milionë euro më pak se të ardhurat e realizuara në vitet e mëparshme.
Kjo ishte një nga arsyet themelore për shkakt të cilës erdhi edhe deri te korrigjimi i çmimit të energjisë elektrike nga mesi i vitit 2020. Përndryshe, të dyja kompanitë janë në kondicion të mirë, para së gjithash nga aspekti teknik, ato janë të gatshme për sfidat që pasojnë në vitin 2021 për shkak se presim që të normalizohet situata me Kovid-19 dhe të rritet konsumi i energjisë elektrike edhe në vendin tonë edhe në rajon. Pritjet janë që EEM-ja dhe MEPSO të përmbushin siç duhet obligimet e tyre që rezultojnë nga Ligji i energjetikës.
Sipas mendimit tim, gjëja më e rëndësishme në vitin 2021 është që EEM-ja të fillojë të tregojë aktivitet më të madh jo vetëm në tregun me shumicë të energjisë elektrike, por edhe në tregun me pakicë dhe të shesë energji elektrike siç shesin furnizuesit tjerë. Në Serbi, kompania shtetërore e prodhimit është shumë aktive në tregun me pakicë, ashtu siç është HEP-ja shtetërore në Kroaci. Edhe në vendet e tjera në rajon, kapacitetet më të mëdha të prodhimit përmes kompanive të tyre për të furnizuar tregun e energjisë elektrike janë shumë aktive. Pres që në vitin 2021, EEM-ja më në fund të tregojë aktivitet në tregun me pakicë të energjisë elektrike.
A u tregua sektori energjetik si rezistent ndaj pandemisë me KOVID-19 dhe cila pjesë u tregua si më e ndjeshme ndaj virusit korona?
“Si pjesë më e ndjeshme e krizës së koronës u tregua të ishte mbledhja e parave nga qytetarët sepse u krijua një situatë e pasigurisë dhe për shkak të kësaj në prill, maj dhe qershor të vitit 2020 kemi pasur shkelje serioze të likuiditetit edhe te Furnizuesi universal i energjisë elektrike ashtu edhe te furnizuesi i energjisë termike, ndërsa në pjesën e gazit natyror, nuk kemi pasur probleme të tilla, duke marrë parasysh që bëhet fjalë për vetëm 60 konsumatorë të cilët janë të lidhur në sistemin e gazit natyror.
Pjesa më e ndjeshme ishte likuiditeti që kemi arritur ta tejkalojmë. KRRE-ja në këtë periudhë kërkoi mirëkuptim nga furnizuesit e energjisë elektrike dhe termike dhe dha një rekomandim për të mos shkyçur qytetarët të cilët nuk i kanë paguar faturat. Në këtë periudhë nga marsi deri në qershor, KRRE-ja rekomandoi që të mos arkëtojë interes për shkak të mospagimit të faturave. Situata po stabilizohet ngadalë, por ne ende kemi mbetje të këtij jolikuiditeti që po zgjasin, por ashtu siç situata normalizohet, besoj se problemi i likuiditetit do të tejkalohet plotësisht.
Çfarë mund të bëjë KRRE-ja për t’i mbrojtur konsumatorët nga tronditjet eventuale të çmimeve?
“KRRE-ja në kuadër të kompetencave të saj në fund të vitit të kaluar dorëzoi propozim në Ministrinë e Ekonomisë duke kërkuar rritjen e rrezes së veprimit të konsumatorëve të ndjeshëm. Deri më tani, kategori të rrezikuara të konsumatorëve konsideroheshin vetëm familjet që merrnin ndihmë sociale. Me propozimin, përveç familjeve që marrin ndihmë të përhershme financiare sociale, ne kërkojmë që në kategori të rrezikshme të hyjnë edhe familjet në të cilat nuk ka të punësuar dhe të cilët nuk janë përfitues të ndihmës së përhershme financiare sociale dhe nuk kanë burim tjetër parash. Kërkojmë që në këtë kategori të përfshihen edhe amvisëri që kanë një person të papunë përfitues të kompensimit nga Agjencia e Punësimit në shumën e ndihmës ekzistuese sociale dhe është e vetmja e ardhur në amvisëri, si dhe amvisëritë që janë me më shumë se dy anëtarë në të cilët ka një anëtar i cili është pensionist dhe merr pension minimal, gjegjësisht është në grupin e parë dhe kjo është e vetmja e ardhur në amvisërinë. Kërkojmë të përfshihen edhe amvisëritë me më shumë se dy anëtarë në të cilat ka vetëm një të punësuar me pagë minimale shuma e të cilit është duke lëvizur në lartësinë e ndihmës së përhershme financiare sociale dhe nuk ka të ardhura të tjera në amvisërinë. Përveç kësaj, duke marrë parasysh problemet e shkaktuara nga kriza e kovidit në ekonominë, kërkuam që në konsumatorët e ndjeshëm të përfshihen amvisëritë që kanë person të papunë nga 1 prilli i vitit 2020 i cili është shfrytëzues i ndihmës financiare në rast të papunësisë nga Agjencia e punësimit.
Kërkojmë të rritet numri i konsumatorëve të ndjeshëm në mënyrë që këto kategori të qytetarëve t’i sigurojnë nevojat e tyre për energji elektrike dhe të ulet përqindja e mospagimit me çka që do të relaksojmë situatën në kompanitë energjetike, meqë problemi i likuiditetit do të tejkalohet plotësisht dhe do të rrisim në mënyrë plotësuese likuiditetin e gjithë sektorit të energjisë elektrike.
Për të përcaktuar numrin e amvisërive në fjalë, do të duhet të organizojmë disa takime të përbashkëta, kryesisht me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, që mban evidencë për kategoritë e ndjeshme të konsumatorëve dhe me operatorin e sistemit të shpërndarjes – Shpërndarja elektrike, që është përgjegjëse për pjesën energjetike, gjegjësisht për konsumin e energjisë elektrike. Ato të dhëna që i kanë nga Ministria dhe institucionet përkatëse në kompetencë të tyre, së bashku me të dhënat nga Shpërndarja elektrike duhet të kryqëzohen në mënyrë që të kemi numër të saktë të amvisërive. Ky është një aksion serioz dhe reformë serioze për të cilën besoj se do të përfundojë siç duhet.
A do të ketë ndryshime të çmimeve për shërbimet e ujit dhe ato komunale në vitin 2021 dhe a do të rriten kompetencat e KRRE-së në atë fushë?
“Në pjesën e shërbimeve të ujit, KRRE-ja tashmë ka përcaktuar çmimin minimal dhe maksimal për shërbimet e ujit dhe 95% e ndërmarrjeve publike lëvizin në kuadër të çmimeve, gjegjësisht çmimi minimal është pak më i ulët se ai ekzistues, ndërsa ai maksimal pak më i lartë. Vetë ndërmarrjet publike komunale dhe këshillat e komunave përcaktojnë se cilat çmime i zbatojnë ata për konsumatorët përfundimtar, gjegjësisht për amvisëritë dhe operatorët e caktuar ekonomik. Është karakteristike që me çmimin minimal nuk janë marrë parasysh investimet dhe pritjet janë se është vetëm për mbijetesën e ndërmarrjeve publike komunale. Në periudhën e kaluar ka ndodhur në më shumë komuna në shtet të kemi defektemmë afatgjate të sistemeve të furnizimit me ujë që reflektohet të punën e ndërmarrjeve publike komunale dhe shumë pak investohet në infrastrukturën e ujësjellësit në shtet.
KRRE-ja me propozim-ligjin për Mbeturina komunale, që është në fazën përfundimtare të miratimit, do të jetë përgjegjëse edhe për përcaktimin e çmimeve të mbetjeve komunale, kështu që është absolute se kompetencat e tij do të rriten. Përveç kësaj, ne ende angazhohemi që KRRE-ja të marrë plotësisht kompetencën për të përcaktuar çmimet e shërbimeve të ujit, sepse deri më tani ne përcaktojmë vetëm çmimin minimal dhe maksimal, e pastaj këshillat komunal sjellin çmimet përfundimtare brenda këtyre kornizave. Kërkojmë që KRRE-ja t’i sjellë çmimet përfundimtare për shërbimet e ujit.
Cilat janë planet tuaja për vitin 2021?
“KRRE-ja gjatë vitit të kaluar nisi disa iniciativa dhe do të jemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e tyre në praktikë gjatë vitit të ri 2021. Para së gjithash, bëhet fjalë për rritjen e gamës së kategorive të rrezikuar të konsumatorëve, që është një nga prioritetet tona më të rëndësishme. Iniciativa e dytë që e kemi filluar dhe është mirëpritur në të gjitha takimet me odat ekonomike që funksionojnë në shtet është hartëzimi me të cilin kemi kërkuar ndryshime në Ligjin për ndërtim në mënyrë që të dimë saktësisht se secila amvisëri me çfarë nxehet çdo familje dhe në cilat pjesë të Qytetit të Shkupit apo në komunat përkatëse cilin burim të ngrohjes do ta kenë amvisëritë. Me këtë do të dihet se cilat amvisëri do të jenë në sistemin e energjisë termike në Qytetin e Shkupit, cilat me gaz, cilat do të përdorin energji elektrike ose dru zjarri atje ku nuk ka kushte të tjera.
Ajo që kemi filluar vitin e kaluar dhe besoj se do të përfundojë pozitivisht janë propozimet e dhëna për ndryshime plotësuese të Ligjit për energjetikë në mënyrë që KRRE-ja të shqiptojë gjoba më serioze për bartësit e licencave. Në këtë moment vetëm mund të fillojmë procedura të kundërvajtjes për të cilat gjobën në fund e përcakton Gjykata dhe është pesë deri në shtatë mijë euro. Konsiderojmë se kjo duhet të ndryshojë dhe KRRE-ja të mund të ndëshkojë në bazë të përqindjes së të ardhurave që i realizojnë këto kompani. Në këtë mënyrë, kompanitë do të bëhen pak më serioze në përmbushjen e obligimeve të tyre që rezultojnë nga Ligji i energjetikës dhe nga licencat e tyre të lëshuara.